Kosova - Rajoni

KE hodhi poshtë buxhetin e Italisë, eurodeputeti heq këpucën dhe prish letrat e Moscovic

Në fund të konferencës për shtyp, në të cilën Komisioni Europian refuzoi manovrën italiane, Angelo Ciocca ka hequr këpucën dhe në shenjë proteste e ka përdorur atë për të dëmtuar letrat që Pierre Moscovici kishte lënë në tavolinë.

Pas këtij gjesti të Ciocca, ka reaguar Pierre Moscovici, I cili në një postim në “Tëitter” ka shkruar:

“Mendoja se ishte një funksionar i parlamentit që kishte ardhur të merrte dokumentet e mia, ata që i shkelin letrat me këpucë nuk respektojnë rregullat e demokracisë, nuk respektojnë as funksionin e tyre. Është një provokator, është një fashist për t’i thënë gjërat me qartë. E shohim këtë dhune simbolike, si të papranueshme”.

Komisioni Europian kundërshtoi buxhetin italian për 2019 dhe i kërkoi Romës të paraqesë një dokument të ri brenda tre javësh.

Kjo është hera e parë që një ekzekutiv i BE-së hedh poshtë buxhetin e një shteti anëtar.

http://www.ilgiornale.it/video/politica/ciocca-lega-imbratta-scarpa-carte-moscovici-1591816.html

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close