“Ka rrëmbyer kompetencat e mia”, Meta-Gjonajt: Trego shokët në SPAK! Ja si botohet në Fletoren Zyrtare

Aktualitet
“Ka rrëmbyer kompetencat e mia”, Meta-Gjonajt: Trego

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është përgjigjur ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, teksa ka sqaruar sërish procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Presidenti Meta ka sqaruar skemën, që sipas tij, tregon manipulimin e botimit të aktit të KED në Fletoren Zyrtare nga ministrja Gjonaj. Sipas Kreut të Shtetit, ky është një krim i rëndë, që mund të hetohet për 10 minuta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ky është krimi më i rëndë dhe më i lehtë për t’u hetuar, 10 minuta punë do. Mos të merremi me këtë zonjën falsifikatore. Nuk merrem me reagimet e saj. Ajo ka rrëmbyer kompetencat e mia”, pohoi Meta.

Meta: Si mund të merem unë me një falsifikatore, e para. E dyta, gjuha ime është shumë korrekte. Ajo më ngatërron me gjuhën e Monikës, atë ta zgjidhin me njera tjetrën.

Fevziu: Si ta zgjidhin, Zonja Kryemadhi është bashkëshortja juaj, është kryetare e partisë që keni krijuar ju…

Meta: Bashkëshorte, është në shtëpi, nuk është në sjelljen time si president. Zonja në fjalë të shkojë të tregojë shokët tek SPAKU. Nuk do të ketë asnjë ditë ndalesë pa zbardhjen e kësaj afere kriminale, një krim kushtetues, që përfshin kuvendin, gjyqësorin, ( që është Dvorani) dhe Ministrinë e Drejtësisë që duhet te jetë garante e respektimit të kushtetutës dhe ligjit. Nuk ka Shqipëria institucion më të rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese. Është e barabartë me Kushtetutën vetë. Një Gjykatë Kushtetuese me filmat që bën Dvorani, që bën kjo zonja, që bëjnë të gjithë ata Sekretarët e Përgjithshëm atje, e bëjnë këtë kushtetutë të shenjtë, një letër pa vlerë dhe pa asnjë rëndësi.

Fevziu: Ajo zonja është Ministrja e Drejtësëisë së Shqipërisë, që pretendon se Presidenti ka një hall të madh me reformën në drejtësi.

Meta: Presidenti i ka kapur në flagrancë, jo për meritë të presidentetit, se i ka pralajmëruar para dy vjetësh, po luani me Gjykatën Kushtetuese, po e lini vendin pa Gjykatë Kushtetuese, vetëm që të merrni kontrollin e saj dhe tek Gjykata Kushtetuese u kam thënë: vijë e kuqe, e kuqe flakë.

ME TE LEXUARAT