Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Buxheti 2019”, Ahmetaj premton rritje pagash me 7 %

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, nga kryesia e Kuvendit të Republikës ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2019.

Ahmetaj tha se do të ketë rritje me 7 pikë përqindjeje në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e mbrojtjes.

“Mbështes krijimin e vendeve të reja të punës. Rritja pritet të mbështetet nga konsumi e investimet. Shkalla e papunësisë pritet të zbresë 12% . Ligji për tatim të të ardhurave, ulje në 8%”. Rritja e pagave në shëndetësi do të rriten me 7 për qind, në shëndetësi dhe në arsim po me 7 për qind.

Investimet publike janë parashikuar në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, apo 88.8 miliardë lekë. Subvencioni nuk do të jetë më pasiv”,- u shpreh Ahmetaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.