Rama mesazh te koduar Metes: U marrosen e leshuan gjuhen

Politikë
Rama mesazh te koduar Metes: U marrosen e leshuan gjuhen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave për Konferencëne Donatorëve, duke iu përgjigjur përmes një mesazhi të koduar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka thirrur në një manifestim shqiptarët, më 2 mars, siç thotë ai, kundër qeverisë së krimit dhe grushtit të shtetit.

Përmes një mesazhi të koduar në “Twitter”, Rama thekson se nuk duhet humbur kohë me ata, që sipas tij, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër qeverisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë iu bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…

Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT