NATO zbarkon në qershor për herë të parë në Tiranë! Xhaçka: Garantimi i sigurisë, sfidë për ne

Aktualitet
NATO zbarkon në qershor për herë të parë në

Besimi i dhënë Shqipërisë për mbajtjen për herë të parë të Ministerialit të Mbrojtjes të NATO-s sjell dhe shumë detyrime e përgjegjshmëri për Policinë Ushtarake dhe Forcat e Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se policia ushtarake do ketë një detyrë aspak të lehtë, por që do e kryejë me sukses duke siguruar mbrojtjen gjatë Ministerialit të NATO-s dhe shoqërimi i delegacioneve të huaja gjatë dy ditëve në Tiranë. Xhaçka tha se kjo përgjegjshmëri do jetë një sfidë për policinë Ushtarake, ku synimi i saj për vitin 2020 është certifikimi i saj në nivel kombëtar të kompanisë operacionale dhe bërja pjesë e forcave reaguese të Aleancë.

'Policia Ushtarake këtë vit do të ketë një detyrë aspak të zakonshme. Sigurimi i Ministerialit të Mbrojtjes së NATO-s dhe shoqërimi i delegacioneve do të jetë sfidë për ta, edhe pse jam më se e bindur në aftësinë e djemve dhe vajzave tona. Megjithatë, certifikimi i kompanisë së operacioneve si pjesë e forcave reaguese të Aleancës do të jetë realisht një arritje jo vetëm për Policinë Ushtarake, por për gjithë Forcat e Armatosura.' shkruan xhaçka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për herë të parë pas 10 vitesh takimesh në Belgjikë, Ministeriali i Mbrojtjes së NATO-s organizohet në Ballkanin Perëndimor, konkretisht më 17 dhe 18 qershor në Tiranë duke vlerësuar sigurinë që vendi ynë përcjell.

ME TE LEXUARAT