Bushati zbulon emrin, ja ministri që nuk është kukull e Ramës

Politikë

Analisti Andi Bushati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka lëshuar akuza të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama, pas emërimit të Sandër Lleshit, zëvendës Ministër i Brendshëm.

Bushati tha se të gjithë ministrat janë kukulla të Ramës, ndërsa nga kjo listë përjashtoi ministrin për Diasporën, Pandeli Majko.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Çdo ministër i Ramës është një kukull e tij. U diskutua shumë, që Majko nuk i shkoi nga pas për ligjin e teatrit vetëm, ai mbase nuk i shkon nga pas dhe s’është kukull e tij”, – deklaroi Bushati.

ME TE LEXUARAT