Aktualitet

U arrestua për narkotrafik, lirohet biznesmeni Sallaku dhe njëri nga vëllezërit

Është liruar nga burgu biznesmeni Gëzim Sallaku dhe vëllai i tij Isuf Sallaku ndërsa vëllai tjetër Taulant Sallaku vijon të mbetet ende brenda.

Kështu kanë raportuar mediat italiane për tre vëllezërit Sallaku, të cilët u arrestuan ditën e djeshme nga policia italiane.

Lirimi i tyre është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat nuk japin detaje për vendimin e marrë nga Gjykata.

Biznesmeni Sallaku dhe vëllezërit e tij u akuzuan si pjesëtarë të një organizate që shpërndante drogë në zonën e Vallecamonica-s në Itali si dhe për armëmbajtje pa leje, pasi gjatë kontrolleve iu gjetën 3 pistoleta në një garazh të një vile në liqenin Iseo që ishte ne pronësi të tyre.

Gëzim Sallaku, pronari i kulbit të futbollit “Darfo Boario”, është hetuar edhe më parë nga drejtësia italiane për evasion fiskal si dhe për fshehje të të ardhurash.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close