Kosova - Rajoni

Bastet online, antimafia italiane prangos 68 persona

Mediat itaiale raportojnë se 68 persona janë vënë në pranga nga policia italiane, gjatë një operacioni antimafia në lidhje me bastet online.

Mendohet se janë qarkulluar deri në 4.5 miliardë euro, para që vinin nga përfitimet nga bastet online.

Informacionet e para tregojnë se mafia italiane kontrollonte tregun e basteve duke pastuar para nëpërmjet llogarive të hapura në kompani të ndryshme online dhe duke shmangur taksat. Operacioni është shtrirë edhe në vende të tjera si Zvicra, Austria, Britania e Madhe, Luksemburgu, apo dhe Shqipëria.

Në të gjitha këto vende mafiozët kishin hapur kompanitë e tyre për të qarkulluar para në mënyrë të jashtëligjshme dhe i investonin ato për të blerë prona jashtë vendit

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close