Braçe ngatërron Gjykatën, humb seancën gjyqësore me Armando Dukën

Politikë

Deputeti socialist, Erion Braçe ka humbur sot seancën e parë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për padinë e ngritur për shpifje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Armando Duka.

Në një intervistë për “Report TV” Braçe shpjeguar arsyet pse nuk është paraqitur dhe ka kaluar në kundër akuzë ndaj palëve paditëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Braçe ka thënë se kishte ngatërruar Gjykatën, pasi e dinte se institucioni i saj ishte ende tek ekzspozita.

“Meqënëse unë nuk kam patur lidhje ndonjëherë me gjykatat në jetën timë, as për ndonjë gjobë dhe jo më për ndonjë gjë tjetër, unë e dija që gjykata është aty ku ka qenë gjithë jetën te ekzspozita. Kam pritur deri në orën 12 e 10 aty derisa një polic më tha: ‘ore çfarë po pret këtu?’ I thashë që kam një gjyq por nuk po vjen gjyqtari. Ma ktheu që ky nuk e ka gjykatën këtu, por te burgu 313.

Mora taksi dhe shkov atje në 20:20. I kërkova ndjesë gjykatësit duke i shpjeguar arsyen, ndërkohë që seanca e parë ishte zhvilluar meqënëse ishte paraqitur pala paditëse. E kanë lënë seancën e radhës më 26 nëntor”,- ka thënë Braçja.

ME TE LEXUARAT