Problemet nga reshjet, Policia Rrugore paralajmërim të rëndësishëm për shoferët

Aktualitet

Përfshirja e vendit nga reshje intensive bore dhe shiu, ka shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimin rrugor.

Nisur nga kjo situatë e krijuar, Policia Rrugore, ka marrë një sërë masash për lehtësimin e këtyre vështirësive. Ajo ka paralajmëruar se nuk do të lejojë qarkullimin e mjeteve që nuk plotësojnë kushtet teknike për qarkullim si dhe atyre që paraqesin rrezikshmëri, duke pasur parasysh edhe kushtet atmosferike, ose kushtet e rrugës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka këshilluar qytetarët që për çdo problem të kontaktojë në numrin e Emergjencave Civile 112.

Njoftimi i Policisë Rrugore

Policia Rrugore, masa për shkak të vështirësive të motit

Nisur nga shtimi i reshjeve të shiut dhe rënies së dëborës, si edhe situata metereologjike e pritshme në vijim në të gjithë vendin, me qëllim marrjen e masave dhe përmirësimin e problematikave të konstatuara gjatë menaxhimit të kësaj situate vitin e kaluar, Drejtoria e Policisë Rrugore tërheq vëmendjen dhe këshillon:

– shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me shërbimet e Emergjencave Civile, Entin Pronar të rrugës, subjektet kontraktuese të mirëmbajtjes së rrugëve, të marrin masa të menjëhershme në zbatim të legjislacionit rrugor, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve që nuk plotësojnë kushtet teknike për qarkullim si dhe atyre që paraqesin rrezikshmëri, duke pasur parasysh edhe kushtet atmosferike, ose kushtet e rrugës;

– të monitorohet trafiku i mjeteve dhe në çdo rast të vrojtohet e të ofrohet ndihma e nevojshme per mjetet në rrezik në akset rrugore, për të evituar çdo rrezik për njerëzit, përdoruesit e rrugës dhe banorët në afërsi të rrugës;

Për çdo problem apo emergjencë të komunikohet me Drejtorinë e Policisë Rrugore, me Sallat Operative pranë Drejtorive Vendore të Policisë në numrin falas 112!

ME TE LEXUARAT