Vasili nxjerr zbuluar Ramën, ja si del hapur kundër SHBA-ve për Tahirin

Kliko per me shume info

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një postim në “Facebook” shkruan se ambasada e SHBA kërkon hetim të plotë për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa kryeministra Edi Rama del kundër SHBA dhe mbron Tahirin.

Vasili ka bërë ballafaqimin e dy deklaratave atë të Ambasadës dhe atë të Ramës, për të vërtetuar argumentin e tij.

Kliko per me shume info

Postimi i plotë i Vasilit:

Ambasada Amerikane ne Tirane duke qene si gjithmone ne krah te popullit shqiptar dhe kunder krimineleve dhe pushtetareve te inkriminuar, foli sot shume qarte per ta dhe per Tahirin.
Ndersa kryeministri i kapur per gryke dhe nen shantazhin e krimit te ulur ne pushtet mashtroi per Tahirin duke u bere njësh me veprimtarine kriminale ben deklarata per te cilat duhet te kishte ikur qe dje.

Ja cfare deklaron Ambasada e SHBA:

“Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.”

Ja cfare deklaron paturpesisht kryeministri ne largim:

“Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani.”

Kush degjon e beson më kete llum kryeminister dhe nuk degjon Ameriken do te thote qe nuk ka asnje respekt per veten.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here