Gjirokastër, Dashnor Aliko zgjidhet kryetar i PD

Politikë

Ish-kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko do të jetë kreu i ri i degës së Patisë Demokratike në Gjirokastër, pas tërheqjes nga kandidimi të Roland Bejkos, i cili e ka drejtuar këtë degë për katër vite.

Pas procesit të votimit që zgjati dy orë, në fund janë numëruar fletët e votimit ku Dashnor Aliko ka dalë fitues me 166 vota kundrejt 76 vota të Gjergji Dudit, ndërkohë që janë konstatuar 13 vota të pavlefshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Procesin zgjedhor të PD, e ka monitoruar dhe ndjekur nga afër deputeti i demokrat për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu.

ME TE LEXUARAT