Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë parashikohet këtë javë

Aktualitet

Vranësirat dhe reshjet e shiut kanë dominuar ditën e sotme vendin tonë.

Sipas sinoptikanëve të Meteoalb edhe java e ardhshme pritet të dominohet nga moti me reshje dhe temperatura të ulëta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Meteoalb, vranësira dhe shira thuajse gjatë gjithë ditës do të ketë të hënën dhe të martën, por pjesërisht të mërkurën. Ndërkohë reshje dëbore në zonat e thella malore priten kryesisht të martën.

Pas të mërkurës parashikohet mot kryesisht i kthjellët, por i ftohtë.

ME TE LEXUARAT