“Shpërthen” ish-sekretari i PD-së: Nderimi i monumeteve nga politikanët, hipokrizi e madhe

Kliko per me shume info

“Nderimi i monumenteve nga politikane qe e kane percudnuar kete vend, eshte hipokrizia me e madhe. Flasin per rilindasit, per vepren e tyre te lavdishme ndersa reflektojne te kunderten e idealeve te tyre”,- kështu ka shkuar ish- sekretari i Partisë Demokratike për të përndjekurit politik, Tomorr Alizoti, në një postimj në rrjetet sociale.

Më tej Alizoti ka thënë se e vërteta është shume e hidhur pasi ne nuk kemi nderuar e njohur siç duhet veprën e tyre, ndërsa ka theksuar se familjet e tyre nuk janë rehabilituar ende.

Kliko per me shume info

“E verteta eshte se ne akoma nuk kemi njohur dhe nderuar sic duhet vepren e tyre. Pavaresia u be e mundur fale nje sakrifice burrash te medhenj, perfaqesues te familjeve te medha qe sot nuk jane rehabilituar ende.

Syria Bej Vlora mund te thuhet se ishte, bashke me te birin, Eqerem Beun, nje nga arkitektet kryesore te pavaresise, por diktatura u soll cnjerezisht me pasardhesit e tyre, te cilet vuajten persekutimin dhe perndjekjen.

Vajzat e Ismail Qemalit vuajten gjithashtu internimet dhe perndjekjet.
Vete firmetaret e pavarsise si Mustafa Kruja, Mithat Frasheri, Eqerem Bej Vlora e kaluan jeten ne mergim, ndersa Lef Nosi, Qazim Kokoshi, Shefqet Daiu, Zihni Kanina, Bedri Pejani u vrane nga regjimi apo vdiqen burgjeve”.

Në përfundim të reagimit të tij ish- sekretari i Partisë Demokratike për të përndjekurit politik, Tomorr Alizoti është shprehur se “Te gjithe u perbuzen dhe neperkemben nga vendi i tyre te cilit i dhane jete me aq mund e sakrifica. Per kete arsye kremtimet e pavaresise ne menyre hipokrite e aspak dinjitoze, jane vetem vijim i poshtersise qe ka filluar ne 44-n”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here