Tomor Alizoti, në krye të Departamentit të të Përndjekurve në PD

Politikë

tomorriKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka emëruar në krye të Departamentit të të Përndjekurve Politikë zotin Tomor Alizoti.

Alizoti ka mbaruar studimet e larta për gjermanistike dhe më tej për sociologji në vitin 2006 në Manhaim në Gjermani. Në vitin 2007 ka kryer kolegjin diplomatik të Berlinit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin gjerman.

Tomor Alizoti ka spikatur në debatin publik dhe mediatik dhe është autor i dhjetëra shkrimeve, analizave dhe editorialeve.

Ai vjen nga një familje e njohur me traditë patriotike që u persekutua ashpër nga regjimi diktatorial.

ME TE LEXUARAT