Prurjet e reja në PS, Balla: Anëtarësime edhe nga Londra

Politikë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla përmes një statusi në “Facebook”, ka bërë të ditur se në Partinë Socialiste një sërë anëtarësimesh të reja janë nga Londra ku ndodhen një numër i madh emigrantësh shqiptarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Balla garantoi shqiptarët në Britaninë e Madhe se është detyrim i klasës politike shqiptare që për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 të votojë çdo emigrant, atje ku punon e jeton.

Postimi i plotë:

Londër- Vijon fushata e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste #PS? #përShqipërinëqëDuam???

Më vëmendjen për çdo shqiptar pavarësisht ku jeton, vijuam aksionin tonë “Partia Socialiste e hapur për Ty” edhe në zonën veriore të Londrës aty ku jetojnë vëllezër dhe motra shqiptarë tashmë të integruar plotësisht.

Gjate këtij takimi u shpreha se është detyrim i klasës politike shqiptare që për Zgjedhjet Politike të 2021 të garantojmë që edhe ju që jetoni e punoni këtu në Londër, Britani apo kudo jashtë Shqipërisë të keni mundësi të votoni. Unë besoj që paketa aktuale e Reformës Zgjedhore e cila përmbledh rekomandimet e OSBE/ODIHR në 3 raportet e fundit do të miratohet para Krishtlindjeve, sepse siç e dini zgjedhjet vendore janë dekretuar tashmë nga Presidenti më 30 qershor. Faza tjetër pas përfundimit të regjistrimit të shqiptarëve jashtë territorit duhet të jenë ndryshimet ligjore për t’i hapur rrugë votimit tuaj në vitin 2021.

Kryeministri Edi Rama e mbajti premtimin ndaj jush duke krijuar për herë të parë një ministri të dedikuar tërësisht për ju siç është Ministria për Diasporën dhe gjithashtu kemi ndryshuar tërësisht shërbimin tonë konsullor, duke kaluar në një shërbim të shpejtë dhe digjital.

ME TE LEXUARAT