Politika

‘Komunistët s’kanë vend në PD’, demokratët zgjedhin kreun e ri në Shkodër

Xhevdet Amuli zgjidhet kryetar i ri i PD-së në Shkodër duke mposhtur në garë ish-deputetin Ramiz Çobajn, kryetari aktual i kësaj dege, me vetëm dy vota para.

243 vota ka marrë fituesi Amuli, ndërkohë që Çobaj ka marrë 241 Vota. 8 vota janë shpallur të pavlefshme.

Pas përfundimit të procesit janë dëgjuar thirrjet nga demokratët “poshtë spiunët”, “poshtë komunistët”, “komunistët nuk kanë vendin në PD”, duke iu adresuar ish-kryetarit tashmë të degës së PD në kryeqendrën e veriut, Ramiz Çobaj, i cili akuzohet se ka qenë ish-oficer i Sigurimit të Shtetit në vitet e regjimit komunist.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close