Transportonte drogë së bashku me bashkëshorten, në pranga 48-vjeçari

Aktualitet

Një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike është goditur ditën e sotme nga Polici Kufitare në Qafë Botë të Sarandës, ku si pasojë ka rënë në pranga një 48-vjeçar me inicialet F. C. dhe po procedohet në gjendje të lirë bashkëshortja e tij shtetasja 50-vjeçare M.C.

Policia bën të ditur, se “Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip “Ford” me drejtues shtetasin F.C, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të automjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë totale prej 57 kilogramë.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të të përfshirëve në këtë trafik.

Njoftimi i policisë

Qafë Botë, Sarandë

Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip “Ford” me drejtues shtetasin F.C, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të automjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë totale prej 57 kilogramë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimit e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, F. C, 48 vjeç, banues në Sarandë.

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja M.C, 50 vjeçe, e cila udhëtonte sëbashku me bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Materialet do ti dërgohen Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal

ME TE LEXUARAT