Opinion

Studiuesi Sejko: Grekët le të nxjerrin dokumentet nëse Çamët bashkëpunuan me fashistët

Hektor Sejko, prej dekadash ka kërkuar dokumente në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, në Arkivin e Shtetit, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme etj, për të parët e familjes së tij, fatin tragjik të tyre e veçmas atë të babait të tij, Taho Sejko.

Materialet, që përfshihen në librin “Kongresi Antifashist Çam”, janë mbledhur dhe përgatitur për botim nga Hektor Sejko, i cili ka qenë i ftuar sot në emisionin Natë me Xhaxhiun në Fax News.

Libri “Kongresi Antifashist Çam”, me mesazhet që përcjell, na sjell pas 73 vitesh zëra idealesh dhe idealistësh të kulluar çamë, që bëjnë thirrje për bashkim, për përkushtim për Çështjen Çame, për hapa të menduar mirë, për mençuri, kulturë, dinjitet e mbi të gjitha, për idealizëm.

Sejko tha se dëshmitë që ai ka mbledhur rrëzojnë tezat e përdorura gjerësisht nga grekët, se popullsia çame ka qenë bashkëpunëtore me fashistët.

“Çamët akuzohen si bashkëpunëtorë me fashizmin, gjë që nuk qëndron sa kohë që kishte një komitet antifashist. Në të gjithë europën ka pasur bashkëpunëtorë me fashizmin, sipas numrit të popullisisë. Komunitetin antifashist çam e kanë drejtuar persona të shkolluar jashtë, dhe qëllimet e tyre kanë qenë të qarta kundër pushtuesve”, u shpreh Sejko.

Sejko u shpreh se Enver Hoxha ka qenë kundër çamëve për shkak se kjo ishte kërkesa e autoriteteve greke në drejtim të tij.

“Unë jam partizan i dokumenteve, grekët le të nxjerrin bashkëpunimet në rast se ka të çamëve me fashistët”, u shpreh Sejko.

Çfarë gjendet në libër:

Nëse do të lexoni me vëmendje dokumentet e përfshira në këtë libër dhe do të rikthehemi në kohë, pra 73 vite më parë, të lind pyetja: si ka mundësi, që në ato kushte të vështira të pasluftës, në një Shqipëri të rrënuar, me fshatra e qytete të shkatërruara e me mijra viktima, si dhe mijra refugjatëve çamë, që luftonin me jetën, të organizohej ky kongres?

Dhe është një organizim i shkëlqyer, duke e menduar çdo gjë deri në detaje, si për vendin, delegatët që do të merrnin pjesë, të ftuarit, veçmas ata të misioneve të huaja, amerikanë, anglezë, sovjetikë, gazetarët, presidiumi, mbajtja e procesverbalit, përshëndetjet e të ftuarve etj.,etj.

Organizatorët janë të kujdesshëm, që delegatët të përfaqësojnë të gjitha qytetet apo kazatë e Çamërisë, për të mos krijuar keqkuptime, apo hatërmbetje. Numrin më të madh të delegatëve e përbëjnë pjesëmarrësit aktivë të Luftës Antifashiste, të formacioneve partizane të këtej dhe andej kufirit. Ka dhe delegatë nacionalistë, anëtarë të Këshillit Krahinor Çam, që u ideua dhe realizua nga vëllezërit Dino, Nuri dhe Masar Dino, siç janë Hizër Ahmeti, Muhamet Mala apo ndonjë tjetër.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close