Aksident tragjik në Malësinë e Madhe, automjeti përplas për vdekje 49- vjeçaren

Aktualitet
Aksident tragjik në Malësinë e Madhe, automjeti përplas

Një aksident me pasojë vdekjen e një 49- vjecareje ka ndodhur në Malësinë e Madhe. Një automjet i drejtuar nga Besnik Jubani ka përplasur për vdekje Albana Çulajn në fshatin Pjetroshan.

Aksidenti sipas Policisë ka ndodhur rreth orës 18:25 dhe drejtuesi i automjetit Besnik Jubani me banim në Shkodër është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISË

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit

ME TE LEXUARAT