Meta: Euralius dhe Opdat punojnë për Ramën! Yuri Kim, '0' përgjigje letrave te mia! Do jem tjetër president

Politikë
Meta: Euralius dhe Opdat punojnë për Ramën! Yuri Kim,

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër Euralius dhe Opdat, sipas së cilit punojnë në urdhrat e kryeministrit Edi Rama. Kritika ka pasur edhe për mabasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, sipas së cilit i ka dërguar letra zyrtare për të gjitha çështjet problematike dhe nuk ka marrë asnjë një përgjigje.

“Kush merrte kurajo për të bojkotuar presidentin e Republikës në vendin ku punon? Euralius dhe Opdat punojnë me urdhrat e Edi Ramës” Ta dinë gjithë shqiptarët meqë jemi pa Gjykatë Kushteutuese, ta marrin faturën ata që e kanë lënë Shqipërinë pa GJK e bëjnë sikur u qan zemra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtu ke një letër që i drejtohet Romana Vlahutin, e datës 3 nëntor 2017, shefes së Euralius, kjo thotë që presidenti është i shqetësuar që mos na ndodhë prapë me KED ajo që na ndodhi, që ngeli vendi pa KED, hajdeni të flasin, se s’mund ta hedhë shortin për anëtarët e KED Presidenti në një situatë me kontestime.

Vlahutin erdhi me shefen e EURALIUS ramë dakord e ditën që do bëhej takimi, një ditë më parë shefja e Euralius i thotë këshilltarit tim nuk mund të vijmë. Pse? Se është porosi politike unë jam person teknik kaq. I kam dërguar shumë letra ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për cdo çështje dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje me shkrim. Unë nuk mërzitem. Unë punoj me letra, jo me thashetheme, punoj me kushtetutë jo me facebook”, tha Meta te Opinion.

Ndërkohë, ai ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se nga nesër vendi do të shohë një "president tjetër".

"Do shihni një president tjetër, tepër institucional, shumë i kujdesshëm. një president që do të zbatoj me Kushtetutën, që nuk do t përfshihet më me biseda që lën vend për alibira, e diskutime. Me kryeministrin jam i hapur për takime zyrtare të mirëdokumentuara dhe me dëshmitar, por kështu edhe me Bashën si kryetar i opozitës. Me Kryemadhin nuk ka nevojë, se ajo ndjek Bashën, s;ka nevojë. Me ambasadoren e SHBA-së dhe të BE-së, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT