Politika

Rama përplaset me Mark Markun: Mbaj gojën se…

Një debat me tonë të larta është ai që po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” në Tv Klan, ku kryeministri Edi Rama u përplas me pedagogun Mark Marku.

Mark Marku: Nëse në një universitet publik, ti heq fondet, si mundet…

Edi Rama: Cilin fond?

Mark Marku: S’keni fond për pagat, 9 muaj paguan pagat. Ja pra pse s’duhet negociuar, sepse studentët e dinë këtë që nuk duhet negociuar me ata që nuk negociojnë vetëm mashtrojnë.

Edi Rama: Mbaj gojën, sepse jam këtu prezent, fjalën mashtrim përdore kur të mos jem unë këtu.

Mark Marku: Çfarë fjalë duhet të përdor?

Edi Rama: Përdor çfarë të duash. Fjalën mashtrim mos e përdor më.

Mark Marku: Mirë e lemë, që bëjnë propagandë gjithë kohës.

Edi Rama: Propaganda është opinion, mund ta thuash, është problemi yt. Ke opinionin tënd, thuaje. Ti fjalën mashtrim këtu në syrin tim nuk e thua.

Mark Marku: Mashtron more qeveria. E them dhe po ta thonë ata gjithë ditën.

Edi Rama: Jo nuk ma thua mua.

Mark Marku: Unë po ia them qeverisë time, ti je kryeministri këtu.

Edi Rama: Jo, unë nuk jam ti, jam ju sepse nuk ta kam dhënë këtë mundësinë që të flasësh me ti. /tvklan

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close