Lëndët narkotike "pushtojnë" Italinë/ Arrestohen 5 persona, nën hetim edhe shqiptarë

Kosovë&Rajon

Det hashashi, kanabisi dhe heroine nga Puglia dhe nga Shqipëria për sheshet në Scafati dhe në brendësi të Vezuvit.

Pesë të arrestuar, katër prej të cilëve në burg dhe 16 persona nën hetim në gjendje të lirë është bilanci i operacionit të policisë italiane në Napoli e Salerno.

Të gjithë personat e hetuar akuzohen për posedim e shpërndarje të lëndëve narkotike. Në qeli kanë përfunduar Roberto Cannavacciuolo, 42 vjeç nga Scafati, Pasquale Giordano, 56 vjeç, rezident në Boscoreale, Francesco Franzese, 52 vjeç nga Ottaviano dhe Domenico Galletti , 35 vjeç, napoletan.

Në arrest shtëpie ndodhet Massimo Pagano, 52 vjeç nga Scafati. 16 të tjerë hetohen në gjendje të lirë: Vincenzo Alfano, 27 vjeç, shqiptari 31 vjeç Bruno Belba, 55-vjeçari Gaetano Cristaldi, 54-vjeçari Marcello De Angelis; 67-vjeçari Catello De Riso, ish-bashkëpunëtor i klanit Alfieri/Galasso; 42-vjeçari Salvatore De Riso, Francesco Desiderio, 54 vjeç, Petrit Frroku, shqiptar 49 vjeç, 31-vjeçari Dritan Gjegja, 31-vjeçari Elton Gjegja, 35-vjeçari Renato Koci, 44-vjeçari Antonio Mariani, 42-vjeçari Mario Pagano, Gianluigi Prisco, 38 vjeç, Pasquale Rizzo, 41 vjeç, Vincenzo Vitiello, 32 vjeç.

ME TE LEXUARAT