Politika

Rama kthen dolli me raki në Berat, opozita proteston para kryeministrisë në Tiranë

Ne kohen kur në Tiranë ka nisur protesta e opozitës, pasi Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë dalë nga selitë e tyre Edi Rama ka qenë në transmetim live me ERTV nga Berati.

Në takimin me operatorët turistikë të qarkut te Beratit, kreu i qeverisë ka folur vetëm për turizmin dhe ngritjen e bujtinave në kuadër të programit “100 Fshatrat”. Kreu i Qeverise Rama me pas eshte shfaqur edhe ne nje dreke me banoret e zones duke shijuar edhe nje gote raki.

Me heret gjate aktiviteteve atje Rama ka folur edhe për shpëtimin e banesave karakteristike në këtë zonë të mbrojtur.

“Parafytyroni çfarë do kishin bërë fqinjët nëse do kishin Beratin dhe Gjirokastrën, më tregoni një rast të vetëm, në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Greqi, Bosnjë po të doni, që ka pasur dhe luftë, që një pasuri e tillë të jetë lënë me vite të tëra si u la Berati dhe Gjirokastra. Më tregoni një rast të vetëm, e të gjesh njerëz të varfër, familje që jetojnë falë emigracionit të fëmijëve të tyre, nuk ekzistojnë, e kam thënë atëherë e sot e rithem. Sot ka filluar kthesa”, tha Rama, duke pranuar se situata nuk ka krahasim me atë që ishte 4 vite më pare.

Kryeministri për asnjë moment nuk ka përmendur tubimin e opozitës, por çuditërisht ka folur për rakinë dhe verën, duke theksuar se qeveria do ndërtojë dy muze modernë në Korçë dhe Berat, duke kopjuar stilin japonez.

“Në Korçë do ndërtojmë muzeun kombëtar të rakisë. Do jetë një muze aktiv, njerëzit do vijnë, do shohin, do pinë, do dalin. Jemi duke diskutuar të mbledhim këtë konkurrentët e verës dhe të diskutojmë që të ndërtojmë një muze të verës shqiptare në Berat. Turistëve t’i tregojmë çfarë duhet, kush është pija tradicionale shqiptare. Siç kanë muzeun e çajit në Japoni që është një nga më të bukurit në botë ku qajnë, shprehin ngushëllime, gëzojnë dhe martohen”, theksoi shefi i qeverisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

3 komente

  1. Nuk u drejtohem lakejve, as prostitutave te tana niveleve,as kodosheve brekevarur e as tradhetareve:
    I drejtohem popullit tim .
    Per cfare jetoni? Qe te zvarriteni pas vargojve ,qe te duartrokitni qe t,ju begenisin, qe te mbushni sheshet nga premtimet e te lidhurve me njemije fije me interesa te brendshme e te jashtme e te perfitojne nga ju!
    Ne nje vend ku sundojne njerezit me pa dinjitet te ketij kombi,me rrenje tejet kriminale ,qe kurr nuk ishin perfaqesuesit e frymes e shpirtit tuaj ,ku vec demokraci nuk ka , pse duhet te paraqitemi para botes me protesta si shetitje ditesh vere? Si mundet qe nje popull ne proteste i thencin te mos e degjojme zerin e qytetarit te revoltuar. Kur vendin tone e perdorin si prostitute se ashtu eshte stili jetes qe bejne,kur keta zagare na lane pa mjete jetese, pa te ardhme ne ti
    pergjigjemi me alla protesta duke luajtur me sakrificen e te pamundurve e atyre qe lene gjithcka e mbushin protesten me shpresen se dicka do te levize ? Tani eshte fundi : o te iki zagari me kodoshet e kuckat ,o vdekje per liri !
    Europa na mat me kutin e saj kur ne Shqiperi ka vec vemje demokracie !
    Eshte koha qe bijte me te dvotshemt, t,i dalin zot ketij vendi te bekuar nga Zoti e te perdhosur nga te nga te huajt e pjesa ma e neveritshme te veteve. Jo me ! Tregoj botes identitetin tend Shqipetar ! Mos shko me pas askujt por nese e doni vendin pa kushte delni zot te bashkuar ,pa
    vemje me vedi ,pa kodoshe e horica,pa servila e te lidhur me lloj lloj agjentash vec per Shqiperine jo !

  2. Ky palaco ka dale shetitje e transmeton dhe ne TV per te thene qe punet shkojne mire dhe qeveria po punon me plane e projekte fantastike. Hipokrizia e ketij mut kryeministri nuk mund te durohet. Ky tallet me njerezit e pervuajtur, a thua se nuk eshte ky qe burgos fukarenjte per nje rregullim catie e mbron nga burgu ministrat trafikante e grabites.?!!! Ky monster duhet te digjet ne ferr. O popull, mos lejo te tallen me teper mundin dhe me mallin tend!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close