Ky është i dyshuari për ekzekutimin e Nard Polisë

Aktualitet

Tre të arrestuarit për vrasjen e Ferdinand Polisë në Shkodër, kanë dhënë dëshminë e tyre para oficerëve të policisë Gjyqësore. Sipas informacioneve nga uniformat blu, mësohet se ata kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

Gilbert Toma, 26 vjeç, Kleandro Toma, 29 vjeç dhe Alfred Martini, 20 vjeç, që të tre banues në Shkodër u arrestuan të hënën (25 mars) nga policia lokale.

Së fundmi është mësuar identiteti i autorit të dyshuar për ekzekutimin e Ferdinand Polias në Shkodër.

Bëhet fjalë për shtetasin 27-vje♪5ar Kristjan Sulaj (Kristjan Martini).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sulaj, me mbiemër të ndryshuar është vëllai i 20-vjeçarit Alfred Martini, prej personave tre të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

Ndërkohë mësohet se emri i autorit të dyshuar ka dalë nga të arrestuarit, ku vëllezërit Gilberto dhe Kleandro Toma kanë rrëfyer se autori i dyshuar i ngjarjes, 27-vjeçari">27-vjeçari Sulaj u kishte marrë makinën ditën e vrasjes dhe më pas ishte larguar.

Sipas policisë dyshimet paraprake janë për një koflikt që kishte patur viktima dhe autori por ky verison nuk është zyrtarë.

27-vjeçari">27-vjeçari ishte i apasionuar pas makinave luksoze dhe shpesh postonte në profilin e tij në Facebook thënie për jetën dhe dashurinë.

Ai shkruante: "Ne Jete Do Njohesh Persona Qe Te Duan Sepse U Duhesh.Do Te Njohesh Edhe Persona Qe U Duhesh, Sepse Te Duan.”.

ME TE LEXUARAT