“Hyundai” gati risin e re, përgatitet ekrani në timon

Kliko per me shume info

Ekrani në timon është vizioni i Hyundai për një të ardhme që përfshin zëvendësimin e shumicës së butonëve fizikë me një ekran të madh me prekje.

Mund të duket radikal në pamje të parë, duke pasur parasysh sesa zhvillim kanë marrë smartfonët, apo dhe veturat e viteve të fundit, të cilat janë të gjitha teknologjike.

Kliko per me shume info

Koncepti i kompanisë është shumë i thjeshtë. Butonët virtuale në ekranin e prekjes kryejnë saktësisht të njëjtat funksione që mund të gjeni në përdorimin e butonëve fizikë.

Mund të rregulloni volumin, të bëni telefonata apo t’u përgjigjeni atyre, të dëgjoni apo dërgoni mesazhe si dhe plot funksione të tjera, transmeton ‘Scan’.

Ky sistem dixhital funksionon mjaft mirë, pasi butonat janë të etiketuara qartë dhe janë të lehta për t’u gjetur, ndryshe nga disa butona fizikë, të cilat mund të jenë paksa të komplikuara, përcjell albinfo.ch.

Ky sistem ka ende nevojë për shumë punë përpara se të jetë gati për përdorim publik.

Hyundai, duket mjaft serioz në lidhje me projektin dhe ka investuar shumë kohë dhe përpjekje në zhvillimin e këtij sistemi.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here