Bëri 100 km për të ardhur në protestë, kush është 80 vjeçarja që sfidoi motin

Aktualitet

Një 80 vjeçare ka sfiduar moshën dhe motin aspak favorizues për të qenë e pranishme në protestën e opozitës që u mbajt në Tiranë, ditën e shtunë.

Mine Koka nga Burreli, udhëtoi 100 km për të marrë pjesë në protestë dhe thotë se do e bëjë sërish me shumë dëshirë.

Denisa Vata, kryetare e Forumit Rinor të PD për Matin, tha se moshuara kishte dëshirë që të vinte në protestë, për të shprehur revoltën e saj kundër kësaj qeverie.

Mine Koka ka premtuar se do të jetë sërish në protestën e radhës se opozitës

ME TE LEXUARAT