I vodhën avokatit kasafortën me 350 milionë lekë, autorët dyshohet se janë të afërt

Aktualitet

Gjatë fundjavës është vjedhur kasaforta në shtëpinë e avokatit Edmond Saliu. Avokati Saliu ka denoncuar ngjarjen në polici duke deklaruar se i janë vjedhur 350 milionë lekë, si dhe euro dhe dollar, madje edhe letra me vlerë.

Autorët kanë marrë me vete kasafortën që mbahej me çelës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe paraprakisht dyshohet se vjedhja është kryer nga persona të afërt me familjen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk është konstatuar nga grupi hetimor asnjë thyerje e dyerve apo dritareve të banesës.

Sipas policisë, dyshohet se hajduti apo hajdutët kanë hyrë në shtëpi me çelës, kanë marrë kasafortën dhe janë larguar citon Durreslajm.

ME TE LEXUARAT