Ish-ministrja sërish shtatëzanë

Showbiz

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ishte e ftuar në studion e Ftesë në Pesë, ku ndau emocionet e pritjes së ëmbël për herë të dytë.

Vetëm pak ditë më parë, ish-deputetja konfirmoi lajmin se është shtatzënë dhe se do të bëhet nënë e një vajze.

Ndërkohë, gjatë bisedës së sotme ajo zbuloi se është në muajin e gjashtë, edhe pse në pamje të jashtme është shumë e vështirë të vihet re barku i rrumbullakosur.

Klajda tregoi se gjatë gjithë këtyre muajve ka shtuar vetëm 4 kilogramë dhe nuk është aspak e shqetësuar për format trupore, edhe nëse do të shtojë në muajt në vijim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa i përket angazhimit në politikë, ajo pranoi se situata e trazuar nuk e ndihmon aspak në gjendjen që ndodhet, por uron që gjërat të përmirësohen me kalimin e kohës.

ME TE LEXUARAT