Zjarri shkrumbon Katedralen e famshme Notre-Dame në Paris

Perfshihet nga flaket katedralja Notre-Dame në Paris.

Deri në këto momente nuk janë regjistruar të lënduar apo viktima, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

Kliko per me shume info

Zëvendës kryetari i parë i Parisit, Emmanuel Gregory shkruan ne faqen e tij: “Zjarr në Notre Dame, ne duhet të qëndrojnë larg dhe të largohen të gjithë për të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë.”

Shkaku i ngjarjes është ende i paqartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me rikonstruksionin e saj.

Ne 2018 Kisha Katolike në Francë beri thirrje urgjente për fonde për të shpëtuar katedralen, e cila kishte filluar degradimin. Kjo është hera e parë që ky objekt antik përfshihet nga flakët. Ndërtimi i kishës daton që në vitin 1163.

Edhe Presidenti i SHBA Ronald Trump reagoi lidhur me zjarrin në katedrale duke thene se “Është e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta ndërhyrja me ujë nga ajri mund të vërë nën kontroll flakët. Duhet të veprohet shpejt!”

loading...