Shembet hoteli Ish-Adriatiku, një person nën rrënoja

Kosovë&Rajon
FOTO ILUSTRUESE

Së paku një person ka mbetur nën rrënojat e një ndërtese që është shembur në Mitrovicë.

Një pjesë e ndërtesës së ish-hotelit Adriatik është shembur në Mitrovicë.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për T7, ka thënë se një person ka mbetur nën rrënoja.

“E ka nxan një person, do të mundohemi të bëjmë gjithçka që ta nxjerrim nga aty”, tha Bahtiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai thotë se është jashtë vendit, por që është i informuar se pjesa më e madhe e hotelit është shembur,

“Me kanë njoftu që është shembë një pjesë shumë e madhe e hotelit”.

ME TE LEXUARAT