Kimikatet në perime, AKU pas kontrolleve në Fier e Berat: Prodhimet tona janë ok

Aktualitet

AKU ka kryer kontrolle ne terren ne lidhje me kimikatet ne perime. Burime zyrtare thane me datë 27 dhe me 29 Prill 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore ndërmori aksionet në terren duke bashkërenduar dhe koordinuar veprimtarinë inspektuese të Drejtorive Rajonale Fier dhe Berat.

Plani i monitorimit është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së. Zbatimi i tij në terren, në zonat ku ushtrojnë aktivitetin e tyre Pikat e Grumbullimit të Perimeve dhe Frutave, është koordinuar nga Drejtori i Menaxhimit dhe Inspektimit, Z. Sefer Sefa.

Referuar lajmeve të bëra publike nga disa media në lidhje me përdorimin e preparateve kimike (pesticide) mbi normën e lejuar në fermat (serat) e zonave të Beratit e Fierit, trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer verifikime në magazinat që ushtrojnë aktivitet për “Ruajtjen dhe shitjen e fruta perimeve me shumicë”.

Gjate këtyre dy ditëve janë inspektuar një sërë subjektesh me këtë natyrë aktiviteti duke u marrë mostra për analizim në laborator për mbetjet pesticide. Për rastet kur është konstatuar mos përmbushje e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve. Shkeljet e konstatuara kishin të bënin kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërine e produktit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së edhe në këto dite pushimi dhe festash vijon të jetë në shërbim për të adresuar problematikat e sigurisë ushqimore. Duke ushtruar kontrolle në operatoret e biznesit ushqimor sipas planit vjetor të kontrollit zyrtar dhe planeve sezonale të monitorimeve.

AKU konkludon se perimet e prodhuara nga fermerët e Myzeqesë dhe kudo në vend janë brenda parametrave të sigurisë dhe standardeve ushqimore bashëkohore. Për rrjedhojë edhe të kërkuar nga vendet e BE-së dhe kjo vërehet nga rritja e eksporteve të fruta-perimeve drejt vendeve si Greqia, Italia dhe vende të tjera evropiane etj. Pothuajse çdo ditë nga Shqipëria dalin produkte (fruta, perime) me destinacion vendet e BE-së.

ME TE LEXUARAT