Askush nuk e do më, ja kush është “i sakrifikuari” i parë te Barcelona

Sport

Eliminimi nga Champions League i Barcelonës, duket se do të sjellë edhe një revolucion te katalanasit. Lojtari që po kalon momentet më të vështira është brazilian Philipe Coutinho. Ish-lojtari i Liverpool kaloi te Barça për 120 milionë euro plus bonuset, por akoma nuk është përshtatur.

Ky sezon nuk ka qenë aspak pozitiv për yllin brazilian i cili është vënë në qendër të shënjestrës nga tifozët Barçës madje askush nuk e do më Coutinhon në Camp Nou.

Braziliani është kthyer në një çështje konflikti mes fansave blaugrana të cilët nuk e konsiderojnë një lojtar të denjë për Barçën.

Coutinho me shumë gjasa do të nxirret në shitje nga drejtuesit e Barçës në merkaton e kësaj vere edhe pse shumë gjëra do të varen nga e ardhmja e trajnerit Ernesto Valverde që është vendosur në dyshim serioz nga pas eliminimit nga Champions League në mënyrë të ngjashme për të dytin vit radhazi.

ME TE LEXUARAT