Thaçi: Synimi i Vuçiç është ndarja e Kosovës!

Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehet se synimi i homologut të tij serb është ndarja e Kosovës. Ai tha ndër të tjera se ndarja e Kosovës nuk ka për të ndodhur kurrë.

“Ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë kurrë, tha Thaçi, ndërsa shtoi se ai ka propozuar i pari idenë, por për përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit brenda territorit aktual, dhe jo ndarje në asnjë mënyrë”.

“Vuçiç nuk ka prezantuar plan për Kosovën. Në idetë e tyre është ndarja e Kosovës, ide e cila nuk do të pranohet kurrë nga unë. Plani im është për përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën.

Ideja ime është korrigjimi i padrejtësive me Kosovën, për përfshirjen e këtyre territoreve brenda nesh. Synimi i Vuçiç është ndarja e Kosovës, dhe kurrë nuk ka qenë korrigjimi i kufijve. Unë e kam prezantuar idenë e korrigjimit, por jo si plan, por si ide.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë ia kam thënë dhe Vuçiç, i cili ka reaguar keq, kurse me Mogherinin nuk kemi folur”, deklaroi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

ME TE LEXUARAT