Dëmtohet Strakosha, finalja e Kupës së Italisë në pikëpyetje

Kliko per me shume info

Thomas Strakosha nuk ka arritur t’ia dalë për ndeshjen që Lazio luan nesër ndaj Cagliarit në transfertë, duke qenë se ka pësuar një dëmtim që e rrezikon edhe për finalen e Kupës së Italisë.

Gardiani shqiptar ka probleme me tendinën e Akilit dhe në ditët e fundit nuk është paraqitur në stërvitje, duke bërë të dyshohet se mund të mungojë në ndeshjen e radhës.

Kliko per me shume info

Sakaq, sot ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga vetë trajneri Simone Inzaghi, i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes u shpreh se vendin e Strakoshës do ta zërë Silvio Proto, të cilin e konsideron profesionist.

Inzagi nuk ka dhënë të tjera detaje në lidhje me dëmtimin e tij, duke mos bërë të ditur se kur mund të rikthehet.

“Strakosha nuk do të jetë nesër, pasi ka pësuar një dëmtim në tendinën e Akilit dhe vendin e tij do ta zërë Proto, i cili është mjaft profesionist. Ai ka menduar se do të luajë më shumë minuta, megjithatë është shumë i besueshëm. Kjo është hera e parë që Strakosha mungon këtë sezon në një ndeshje kampionati, duke qenë se në të gjitha takimet e deritanishme, ka qenë titullar dhe ka luajtur deri në fund të takimit me minuta të plota”, tha trajneri Inzaghi.

loading...