Sali Berisha: Përulem para sakrificës sublime të major Klodian Tanushit

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka përcjellë ngushëllime familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën katër ditë pasi u plagos në kampin Adazi në Letoni teksa ishte me mision në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Me një postim në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’, Berisha thekson se përulet me nderime e mirënjohje të thellë përballë sakrificës së ushtarakut të Forcave tona të Armatosura.

“Miq, sonte u nda nga jeta komandanti i kontigjentit shqiptar në misionin e NATOs në Letoni, major Klodian Tanushi. Komandant Klodian Tanushi më daten 6 maj mbeti i plagosur rëndë në krye të detyrës nga eksplodimi i një mine gjatë stërvitjes, nga i cili humbi jetën dëshmorja e atdheut Zarife Hasanaj dhe u plagos përveç të ndjerit edhe ushtaraku Julian Kapaj.

Me këtë rast, duke u përulur me nderim dhe mirënjohje të thellë para sakrificës sublime në krye të detyrës të major KlodianTanushit shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve të tij dhe lutem Zotit që të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i birit, bashkëshortit, prindit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar! Gjithashtu nga zemra uroj shërim të plotë dhe të shpejtë rreshter Julian Kapajt”, shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT