Manchester City shpallet kampion i Premier Leagues

Kliko per me shume info

Skuadra e Manchester City i Pep Guardiolës është shpallur kampion i Premier League, pasi mundi në udhëtim Brighton-in, me rezultat 1-4, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në ishull.

Djemtë e strategut spanjoll fitojnë për të dytën herë radhazi trofeun e Premier Leagues.

Kliko per me shume info

“Qytetarët” me 98 pikë të tubuara e mbyllin këtë edicion, dy më shumë së Liverpool që sot mundi Wolves, me rezultat 2-0, me dygoleshin e Mane, fitore kjo që nuk ishte e mjaftueshme për ta rrëmbyer titullin e kampionit.

Aguero (28’), Laporte (38’), Mahrez (63’) dhe Gundogan (72’), shënuan nga një gol për fitoren e Cityt, kurse, golin e vetëm për Brighton e realizoi Murray (27’)./rtk

loading...