Aksioni i opozitës, Basha mledh kryesinë dhe aleatët në seli

Aktualitet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ashtu siç paralajmëroi një ditë parë ka mledhur aletatët në selinë blu për të diskutuar për vijimin e aksionit të mëtejshëm opozitar me protesta të mëdha.

Dje gjatë konferencës me gazetaret, kreu demokrat tha se sot do takohet me "forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe ka therritur një konsultë të gjithë koalicionit të bashkuar të opozitës për agjendën e aksionit politik".

Basha tha se do të vazhdojnë sërish me protestat, ndërsa u shpreh se protestuesit “nuk i ndali as shiu, e jo më Edi Rama që nuk i ndal”.

"Zgjidhja politike është vetëm një, kryeministri i krimit duhet të largohet, një qeveri tranzitore, një dialog gjithëpartiak dhe transparent, për të stabilizuar gjendjen e rëndë të rendit edhe kushtetues dhe për t’i hapur rrugë një dialogu më të gjerë për t’i kthyer shqiptarëve lirinë për të votuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne do të vazhdojmë aksionin tonë ku do të ndërthuren protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria me ofertën për qeveri tranzitore. Zgjedhje të diktuara nga krimit, zgjedhje false, zgjedhje të marra peng nga krimi i organizuar nuk do të ketë më në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë që sot kumbon nga çdo cep i Shqipërisë.

Nesër kam thirrur forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe një konsultë të gjithë koalicionit të bashkuar të opozitës për agjendën e aksionit politik. Ky është momenti për të intensifikuar dhe vazhduar me vendosmëri betejën tonë. Nesër do t’ju informojmë mbi agjendën politike të opozitës", tha Basha.

ME TE LEXUARAT