Murrizi: Rama dhe Basha po kërkojnë një shkues për të bërë fejesën

Politikë

Lulzim Basha dhe Edi Rama po kërkojnë një negociator që të mundësojë një marrëveshje mes tyre.

Deklaratën e bëri deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në RTV Ora, në emisionin "Arena".

Murrizi ironizoi deklaratat e kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se ata po kërkojnë një shkues që të "fejohen".

Murrizi: Basha dhe Rama sillen si fëmijë tekanjozë që vjen një ndërkombëtarë dhe i kap për veshësh dhe i ulë në tavolinë. Edhe sinjalet e fundit, ata po luten që t'i kapë dikush për veshësh, pra këta duan një teto që t'i kap për veshësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deklaratat e djeshme të Ramës dhe të Bashës, shoh se këto duan të kenë një shkues në mes, që të bëjnë fejesën, nuk e di se kur, a do e bëjnë me ceremoni të vogël, a do e bëjnë dasmë, apo me tam-tame, këtë nuk e di.

ME TE LEXUARAT