Arrestohet zyrtari i larte i Tatimeve, kërkonte favore seksuale
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2020, 22:54
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një zyrtar i Tatimeve i identifikuar si Arian Mema është arrestuar pas akuzës së një vajze që e akuzon për favore seksuale.
Vajza denoncoi faktin në polici, duke specifikuar se favoret seksuale kërkoheshin në këmbim të ndihmës për punësim.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shtetasi i arrestuar, Arian Mema banues në Pogradec, ra ne pranga nga policia ndërkohë që prokuroria e Korçës ka nisur hetimet e mëtejshme lidhur me rastin.