Dalin emrat, kush është shoferi që humbi jetën dhe dy të lënduarit

Kliko per me shume info

Janë zbardhur emrat e personave të lënduar në aksidentin e ndodhur sot në aksin Levan-Tepelenë, ndodhur në afësi të Fierit.

Në këtë aksident ka humbur jetën në vend drejtuesi i automjetit si edhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Kliko per me shume info

Viktimë në këtë aksident kanë mbetur Shkëlqim Bregu. Ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë shtetasit Taulant Hoxha 32 vjeç dhe Elison Cane, 35 vjeç.

Nga të dhënat paraprake mësohet se furgoni i aksidentuar ishte i mbushur me bombola të vogla gazi, çka ka bërë që në vendngjarje të shkojë edhe zjarrfikësja.

Njoftimi i policisë

Si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Levan – Tepelenë, dy shtetasit e dëmtuar janë:

Taulant Hoxha 32 vjeç, banues në Tiranë

Elison Cane, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi që ndërroi jetë është shtetasi Shkëlqim Bregu, 58 vjeç, banues në Përmet.

loading...