Aktualitet

Gjermania jep 350 mijë euro për mobilizimin e të rinjve shqiptarë

Në një komunikatë për mediat Amabasada e Gjermanisë në Tiranë ka bërë të ditur se Ambasadorja Gjermane në Shqipëri H.E. Znj. Susanne Schütz dhe Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), Z. Đuro Blanuša, nënshkruan sot kontratën e projektit njëvjeçar “Bashkëpunimi Rinor shkollë më shkollë të Nismës për Ballkanin Perëndimor 6 (WB6)”.

Për financimin e këtij projekti Ministria e Jashtme Federale e Gjermanisë ka alokuar një fond në vlerën e 350.000 eurove. Projekti do të implementohet nga RYCO dhe ka për qëllim rritjen e mundësive për të rinjtë për t‘u përfshirë në aktivitete që krijojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim në aspektetet e qytetarisë aktive, sociale, kulturore dhe sportive.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës, Ambasadorja Schütz deklaroi: “Në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, brezi i ri, me kuriozitetin e tij dhe mendjen e hapur, luan një rol të rëndësishëm në kapërcimin e hijeve të së kaluarës.

Ne jemi të bindur se duke sjellë bashkë të rinj nga vende të ndryshme të këtij rajoni do të nxitej shkëmbimi rreth të shkuarës ndarëse dhe do të kontribuohej në krijimin e një narrative për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian.“

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Back to top button
Close