Murrizi: Rama dhe Basha po kërkojnë një shkues për të bërë fejesën

Kliko per me shume info

Lulzim Basha dhe Edi Rama po kërkojnë një negociator që të mundësojë një marrëveshje mes tyre.

Deklaratën e bëri deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në RTV Ora, në emisionin “Arena”.

Kliko per me shume info

Murrizi ironizoi deklaratat e kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se ata po kërkojnë një shkues që të “fejohen”.

Murrizi: Basha dhe Rama sillen si fëmijë tekanjozë që vjen një ndërkombëtarë dhe i kap për veshësh dhe i ulë në tavolinë. Edhe sinjalet e fundit, ata po luten që t’i kapë dikush për veshësh, pra këta duan një teto që t’i kap për veshësh.

Deklaratat e djeshme të Ramës dhe të Bashës, shoh se këto duan të kenë një shkues në mes, që të bëjnë fejesën, nuk e di se kur, a do e bëjnë me ceremoni të vogël, a do e bëjnë dasmë, apo me tam-tame, këtë nuk e di.

loading...