Pilotët paralajmëran rrezikun e avionëve Boeing qysh më 2018

Teknologji

Pilotët e kompanisë ajrore amerikane American Airlines i kanë tërhequr vërejtjen prodhouesit Boeing, në lidhje me sigurinë e avionëve të llojit 737 Max qysh në nëntor të vitit të kaluar, raportojnë mediat amerikane.

Ata kanë kërkuar veprim të shpejtë pasi një avion i tillë është rrëzuar në Indonezi në muajin tetor, duke shkaktuar vdekjen e të 189 njerëzve në bord, thonë CBS dhe Neë York Times.

Boeing-u raportohet se u ka rezistuar këtyre thirrjeve, porse ka premtuar rregullimin e softuerit.

Çështja, megjithatë, nuk ka qenë e zgjidhur kur avioni 737 Max i kompanisë ajrore të Etiopisë është rrëzuar në mars të këtij viti, duke shkaktuar vdekjen e të 157 njerëzve në bord.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht, aeroplanët 737 Max janë hequr nga përdorimi në gjithë botën, për shkak të shqetësimeve se një defekt i sensorëve mund t'i ketë shkaktuar të dyja aksidentet.

Boeing është në proces të rregullimit të sistemit.

Kompania nuk pranoi të komentojë mbi takimin e nëntorit, duke thënë:

"Ne jemi të përqendruar në punën me pilotët, linjat ajrore dhe rregullatorët globalë për të certifikuar përditësimet e avionëve 737 Max dhe për të siguruar trajnime shtesë, në mënyrë që t'i rikthejmë këta avionë në fluturim"./rel

ME TE LEXUARAT