Shkrimi i Bild/ Gjylameti: Paguajnë para për të nxirë imazhin, strategji e opozitës

Kliko per me shume info

Blerina Gjylamet, deputetje e PS-së në një deklaratë për shtyp ditën e sotme është shprehur se artikulli i botuar ditën e djeshme në gjiganden Gjermane “Bild” me titull “Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë”, është sponsorizuar nga opozita.

“Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë.

Kliko per me shume info

Ndërkohë që sipas saj veprime të tilla padyshim që nuk janë një imazh i mirë për vendin.

“ Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë. Në Shqiperi askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku deshmitarë janë një ish minister i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës.”

Në mbyllje të fjalës së saj Gjylamet është shprehur se sulme të tilla në gjuhë të huaj vijnë nga opozita e cila nuk ka asnjë vision apo dhe program për të ardhmen.

“Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen.”

Deklarata e plotë:

Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë.

Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë.

Në Shqiperi askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku deshmitarë janë një ish-minister i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës.

Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozites duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë cdo ditë në Shqipëri.

Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen.

loading...