Sulmohet shtëpia e ambasadorit të SHBA

Kliko per me shume info

Për të disatën here anarkistët në Greqi sulmuan me bojë dhe tymuese rezidencën e ambasadorit amerikan në Athinë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit së të mërkurës.

Këtë here anarkistet shprehen revolten për refuzimin e lejes disaditore per terroristin e  grupit “17 nëntorit” Dhimitris Kufondindas, i cili është dënuar me 12 burgime të përjetshme për 12 vrasje.

Kliko per me shume info

Vet organizata terroriste publikoi një video ku merrte përsipër këtë sulm dhe shpjegonte arsyet.

Ambasadori amerikan Jeffrey Pyatt e ka konsideruar ngjarjen nje akt vandalësh.

Që duhen dënuar sipas ligjit,  ndërkohë qeveria greke dënoi aktin dhe premtoi dërgimin e anëtarëve të organizatës përpara drejtësisë.

loading...