“Vendi kaotik në duar gangsterrësh”, Nishani: E turpshme

Politikë

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar përmes një postimi në facebook, mbi shkrimin e gazetës gjermane “Bild”.

“Gazeta e madhe dhe influente në Gjermani, BILD shkruante dje : “…Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterrësh…”. E turpëshme për të gjithë ne ! E turpëshme por dhe kriminale për ata që në krye të 6-të viteve qeverisje të këtij vendi e kthyen atë në ferrin e qytetarëve të vet dhe parajsën e gangsterrëve.

Por, gjithashtu një realitet që na turpëron të gjithëve, duke na veshur imazhin e të përunjurve ndaj gangsterrëve e të pazotët për ti treguar vendin që meritojnë në të vërtetë gangsterrët që kanë pushtuar institucionet në këtë vend.” Shkruan Nishani ndërsa thekson se konstatimi i Bild se Shqipëria është në duart e gangsterrëve nuk është i panjohur për shqiptarët por ai tregon se çfar imazhi ka imponuar për ne në perëndim qeverisja aktuale e “rilindësve”.

“Denoncimi i Bild nuk e zgjidh dot kaosin që kanë krijuar anarkistët në pushtet por tregon se sa të mëdha dhe të vështira janë përgjegjësitë e shqiptarëve për vendin dhe fëmijët e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Natyrisht që Bild nuk jep receta se si shqiptarët duhet të gjejnë rrugën e kthimit të vendit të tyre në normalitet por ajo qartëson opinionin publik në perëndim se gangsterrët shqiptarë nuk janë të rrezikshëm vetëm për qytetarët e Shqipërisë por kërcenojnë tashmë drejtpërdrejt edhe sigurinë e qytetarëve evropianë.

Alarmi i Bild tregon se si mund të asgjesohet e vërteta publike në një vend prej propagandës spekulative kur pushtetet e rëndësishme të medias dhe drejtësisë financohen e menaxhohen nga krimi organizuar në funksion të gangsterrëve në pushtet.

Media e lirë dhe prestigjoze Bild nuk shkruan për të informuar qytetarët shqiptarë, sepse nuk ka njeri në këtë vend që nuk i njeh gangsterrët, qofshin ata që përndiqen e dhunohen nga gangsterrët e qofshin ata që i ndjekin pas e u shërbejnë gangsterrëve.

Bild u tregon qytetarëve europian se si taksat dhe parimet e tyre keqpërdoren, tjetërsohen dhe hidhen në koshin e korrupsionit, kapakun e madh të të cilit gangsterrët e kaosit shqiptar e mbajnë hapur “non stop” !” përfundon Nishani.

ME TE LEXUARAT