Zhduket shqiptarja 24-vjeçare me vajzën në Angli

Kliko per me shume info

Një 24-vjeçare shqiptare dhe vajza e saj 2-vjeçare, të cilat jetojnë në Angli janë zhdukur prej më shumë se një muaj.

Për herë të fundit janë parë në datën 2 prill, teksa po dilnin nga një qendër shëndetësore, raporton “The sun”.

Kliko per me shume info

Policia po bën thirrje për ndihmë për të gjetur Sebjana Myzeqarin, dhe vajzën e saj, Enisa.

Inspektori detektiv, Anna Sedgwick, që po merret me këtë çështje tha se: “Nuk jemi në dijeni nëse Sebjana ka ndonjë familjar apo shok në Doncaster.

“Për këtë arsye, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për t’i gjetur se ku janë. Duam të sigurohemi nëse Sebjana dhe Enisa janë të sigurta dhe në gjendje të mirë.

“Shenja e fundit që kemi prej tyre janë pamjet e CCTV teksa ato po largohen nga Qendra Shëndetësore Flying Scotsman, në St. Sepulcher, Gate West, të martën e 2 prillit.”

Myzeqari nuk ka përdorur kartat e saj të telefonit a kartelat bankare që nga dita e zhdukjes, por mësohet se as nuk është larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

loading...