Aktorja tregon momentin e vështirë kur i duhej të dilte në ekran

Kliko per me shume info

Rudina Dembacaj ka pasur momente kur është ndjerë keq emocionalisht dhe pavarësisht gjendjes së saj, i është dashur të vijojë punën.

Duke folur në një intervistë për “Class”, moderatorja foli për një moment të dhimbshëm që i është dashur të dalë në ekran, edhe pse ka qenë vërtet e trishtuar.

Kliko per me shume info

“Po, dhe jo rrallë. Nuk harroj dot ditën që mora vesh se kushërira ime ishte sëmurë. 1 orë para xhirimit, po qaja me dënesë në makinë, më pas mblodha veten shumë fort dhe bëra monologun më komik deri tani”, u shpreh Rudina.

E megjithatë moderatorja theksoi se nuk ka asnjë moment që mendon “Sot do ta lë këtë punë”?

“Asnjëherë, nuk jetoj dot pa këtë punë! Faleminderit Zotit, më ka ndihmuar që pasioni im i madh të shfaqet në ekran dhe në publik”.

loading...