Atentati i Devi Kasmit, gjykata liron Mario Meshinin

Kliko per me shume info

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë një prej të arrestuarve për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmit, në Janar të 2018-s.

Mario Meshini, u arrestua si personi që e nxori nga shtëpia Kasmin, ai u vu në pranga në shtëpinë e tij, pa bërë rezistencë.

Kliko per me shume info

Emri i të riut u zbulua pas verifikimit të thirrjeve dhe mesazheve telefonike në telefonin e Kasmit.

Por pas disa muajsh qëndrimi në qeli, Gjykata e Tiranës vendosi sot që ta lërë të lirë.

Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup, ndërsa policia dyshon se porositës i vrasjes së tij është Domart Konjari, i cili kërkohet nga autoritetet shqiptare, por edhe ato franceze.

Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjet 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.

Dosja “Kasmi” i kalon Krimeve të Rënda
Grupi i të arrestuarve për vrasjen e Devi Kasmit i ka kaluar Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi ajo e Tiranës e cilësoi si një grup të strukturuar kriminal.

Devi Kasmi u vra më 29 janar të këtij viti në derën e shtëpisë së tij. Ai u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Si ekzekutues është i pandehur shtetasi grek Eftimiu Eftimius, 49 vjeç.

“Finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma” ku u arrestuan shtetasit Elton Halipaj, 36 vjeç lindur në Skrapar, banues në Tiranë, Eftimiu Eftimius, 49 vjec lindur e banues në Artë Greqi, Malvin Dimollari, lindur në Korçë e banues në Tiranë, Elton Hoxhallari, 36 vjeç lindur dhe banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit, Altin (Aurel )Hoxhallari, 41 vjeç në Tiranë.

Shtetasi i shpallur në kërkim Aurel Hoxhallari dyshohet si organizatori i këtij grupi kriminal, Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme, shtetasi grek dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit Devi Kasmi si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit iu gjetën euro dhe para shqiptare që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Malvin Dimollari mjetet për përgatitjen dhe infrastrukturën për përgatitjen e vrasjes.

Elton Hoxhallari bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve për realizimin e vrasjes”, bëri të ditur Ardi Veliu vetëm tri ditë pas vrasjes.

loading...